Përgjaket bregu jugor i Australisë/ Sulmohet për vdekje nga peshkaqeni një adoleshent

0

Një adoleshent është sulmuar dhe vrarë nga një peshkaqen në brigjet e Australisë Jugore, njoftoi këtë të mërkurë policia.

Një trup u tërhoq nga uji pas sulmit pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes në Gadishullin Yorke, njoftoi policia e shtetit të Australisë Jugore.

Sipas banorit lokal Marty Goody, i cili ka bërë sërf në zonë prej dekadash, ka mundësi që adoleshenti të ishte rreth 30 deri në 40 metra larg bregut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu