Mosha ideale kur duhet të nisësh me përkujdesin ndaj lëkurës, sipas ekspertëve

0

Të krijosh një rutinë për përkujdesin e lëkurës nuk është aq e thjeshtë. Ka ca rregulla specifikë, masa të caktuara se sa produkt duhet të përdorësh dhe sigurisht, një moshë se kur duhet të nisësh me krijimin e kësaj rutine. Në këtë artikull do të njihesh pikërisht me momentin dhe moshën e duhur për të nisur me përkujdesin e lëkurës.

Në fakt, pyetja se “kur duhet ta nisësh një rutinë për kujdesin e lëkurës?” është paksa e ndërlikuar. Sipas dermatologes dhe themelueses së markës së përkujdesit ndaj lëkurës “BTWN”, Brooke Jeffy, ideja nuk është se kur e nis, por se cilat janë produktet e përshtatshme për një moshë të caktuar. Për shembull, përdorimi i SPF-së nis që te bebet.

Corey L. Hartman, dermatolog dhe themelues i “Skin Wellness Dermatology” shprehet: “Vitet e para të adoleshencës, veçanërisht mes moshës 10-14 vjeç janë ideale për ta prezantuar lëkurën me një rutinë për kujdesin e fytyrës. Në këtë moshë, fëmijët mësojnë rëndësinë e kujdesit të lëkurës dhe higjienës. Por, dermatologu thekson se rutina duhet të jetë shumë e thjeshtë: larës, hidratues, SPF.

Megjithëse, duke marrë parasysh problematikat dhe gjendjet e ndryshme të lëkurës, nuk ka në udhëzim specifik që funksionon për të gjithë. Qëllimi kryesor e nisjes së rutinës është mbajtja e një lëkure të pastër dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Kjo domethënë se duhet të blesh një larës, ose heqës grimi, hidratues dhe SPF, sigurisht, të përshtatshme me llojin e lëkurës. Në rast se lëkura jote ka akne ose është pro-aknetike, sugjerohet vizita me një dermatolog për të parë më hollësisht gjendjen e lëkurës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu