Lirohet nga burgu ish-presidenti i ekipit turk që goditi gjyqtarin, dy të tjerë ende në burg

0

Faruk Koca, ish-presidenti i ekipit turk të Ankaragucu, është lënë i lirë nga gjykata e Ankarasë, në pritje të zhvillimit të procesit ndaj tij.

Ai u arrestua dy javë më parë, kur goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler.

Incidenti ndodhi në fundin e ndeshjes që Ankaragucu barazoi 1-1 me Rizespor, më 11 dhjetor.

Koca hyri në fushë dhe goditi gjyqtarin, që ra në tokë. Pas atij incidenti erdhi urdhër-arresti ndaj tij.

Koca është përjashtuar përjetë nga futbolli, ndërkohë që kampionati turk u ndal pas asaj ngjarje të rëndë.

Nga qelia, Koca dha dorëheqjen nga detyra e presidentit, ndërkohë që pas hekurave janë ende dy persona të tjerë të arrestuar për atë incident: Ynus Sahin dhe Kenan Çetinkaya, që goditën gjyqtarin me shkelma.

Gjyqtari pati mjaft hematoma pas goditjeve, ndërkohë që fusha e Ankaragucu u skualifikua për 5 ndeshje pa tifozë.

Presidenti Koca do të gjykohet në gjendje të lirë nga gjykata turke.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu