Mbreti Anglisë Charles, në nderimet e tija të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptarë.
Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin ‘College of London’ është nderuar me titullin “OBE” ‘Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike’.
Ish-profesori shqiptar në Londër, Fabian Zhilla thotë se “Britania e Madhe duke nderuar origjinën dhe vendin e tij në një kohë jo të mirë për imazhin e shqiptarëve atje”.
“Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mirë”, thekson Fabian Zhilla.
Alastair King- Smith ambasador i UK në Tiranë thotë se” është fantastike të shikosh Dr. Hoxhaj të nderohet me titullin OBE.
Ambasadori thekson më tej se ky nderim i është dhënë për “shërbime në marëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.
“Tejet i gëzuar që puna e madhe në promovimin e partnershipit të universiteteve britanike dhe lidhja mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vlerësohet”.
Ka komentuar edhe Uran Ferizi, i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Londër.
“E mrekulllueshme dhe shumë e merituar”, thotë ai.