Të gjitha bizneset që operojnë nëpër zonat turistike të vendit, do të jenë në lupën e një task-force të ngritur nga Qeveria për të përmirësuar infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotur që shkarkohen në det, lumenj apo liqene.
Po ashtu qeveria ka vendosur që të lehtësojë edhe procedurat për aplikimet që ndjekin të gjitha subjektet private e sektori publik në vlerësimin e ndikimit në mjedis, nga rreth 60 ditë në vetëm 25 ditë dhe nga 23 dokumente që duhet të ngarkoheshin në sistemin online të aplikimit, kalohet vetëm në 5 prej tyre.