Autoritetet japoneze vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar nga tërmeti 7.5 ballë që goditi sot vendin. Të paktën katër persona humbën jetën deri më tani, qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Pritet një rritje të numrit të viktimave , pasi autoritetet ende vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesa, pasi dyshohet se mund të ketë persona të bllokuar.
Rreth 60 pasgoditje janë regjistruar që nga tërmeti fillestar. “Ka njerëz të bllokuara sepse shumë ndërtesa janë shkatërruar”, thanë autoritetet vendase.