Portieri i kombëtares italiane në një lidhje me yllin e “Big Brother”

0

Një romancë e re në botën e futbollit është zbuluar nga mediat italiane. Bëhet fjalë për portierin e Totenhemit dhe Italisë, Guglielmo Vicario, i cili duket se është në një lidhje me yllin e “Grande Fratello” (Big Brother) Antonella Fiordelisi.

Modelja është parë që ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në Londër dhe sipas “Corriere dello Sport” arsyeja ishte takimi me portierin 27-vjeçar.

Antonela përveç se modele, është gjithashtu dhe një influencer në rrjetet sociale, ku numëron 1.5 milionë ndjekës në “Instagram”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu