Valentino Murataj shton dyshimet, Xhuljano Skuka drejt rikthimit te Partizani?

0

Xhuljano Skuka rikthehet te Partizani, ky është lajmi që po qarkullon sot.Dibrani e ka mbyllur bashkëpunimin me Mariborin dhe në ditët në vijim pritet të kthehet në stërvitje te Metzi në Francë, që ka në pronësi kartonin e tij.

Pavarësisht kësaj, sulmuesi nuk pritet të qëndrojë në klubin francez, por me siguri do të huazohet sërish drejt një ekipi tjetër. Mësohet  Partizani është i hapur për transferimin e Skukës dhe në ditët në vijim me siguri do të ketë lëvizje konkrete.

Ndërkohë ditën e sotme edhe vetë kapiteni i Partizanit, Valentino Murataj ka postuar një foto, kur luante bashkë me 25-vjeçarin, duke bërë tag sulmuesin dibran me mbishkrimin: “Ça re?”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu