Zyrtare/ Tajon Buchanan lojtari më i ri i Interit

0

Tajon Buchanan është lojtari më i ri i Interit. Klubi i Serie A ka zyrtarizuar lojtarin, që luan në gjithë pozicionet e krahut të djathtë të fushë. Debutimi i 24-vjeçarit kanadez mund të jetë në datën 13 janar në U-Power, aty ku zikaltërit luajnë kundër Monzës.

Me origjinë nga Xhamajka dhe i lindur në Ontario të Kanadasë, Tajon Buchanan i ka kushtuar Interit 10 milionë euro. Paga e tij do jetë 1.5 milionë euro dhe kontrata e lidhur është deri në verën e 2028.

I riu ra në sytë e zikaltërve pas paraqitjeve të mira me Club Brugge në Belgjikë. Ai ka luajtur edhe me Colorado, Syracuse, Sigma dhe New England në Amerikën e Veriut. Buchanan pritet të mbajë numrin 11 ose 17 në fanellë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu