Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, mbi 500 të plagosur

0

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi 5 ditë më parë Japoninë. Sipas mediave lokale, të cilat citojmë burime pranë autoriteteve deri tani 110 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 516 kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e urgjencës janë ende në kërkim të 222 personave të cilët rezultojnë të zhdukur.
Dëmet më të mëdha u shkaktuan në prefekturën Ishikawa, ku më shumë se 250 shtëpi u shkatërruan dhe zjarret shkatërruan rreth 300 ndërtesa të tjera.
Rajoni vazhdon të ketë mungesë të energjisë elektrike, ujit dhe karburantit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu