Më në fund ka ardhur goli i tij. Armando Broja ka shënuar në minutën e 58’ në ndeshjen e FA Cup mes Chelsea dhe Preston.
Një top i bukur i ardhur drejt tij, dhe Broja ka kërcyer në ajër duke goditur mjaft bukur me kokë
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 58-të, pas një asisti të Gusto-s, duke ngritur në këmbë tifozërinë.
Chelsea raportohet se janë duke punuar në një marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Benficas, Antonio Silva.
“Blutë e Londrës” janë të gatshëm të dhurojnë 52 milionë euro dhe kartonin e Armando Brojës si pjesë e ofertës, për të bindur drejtuesit e klubit portugez që ta shesin mbrojtësin shtatgjatë.
The Sun ka raportuar se klubi londinez e ka fokusuar vëmendjen e tyre tek Silva për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse të 20-vjeçarit këtë sezon.
Drejtuesit e Chelseat janë duke vlerësuar opsionet në treg për të gjetur një zëvendësues afatgjatë të veteranit Thiago Silva, prandaj portugezi po shihet si zgjidhja ideale.