Fero është martuar. Lajmi u bë i ditur nga burime pranë ish-reperit, i cili është larguar edhe nga rrjetet sociale. Arsyeja e largimit të tij është pikërisht martesa me një vajzë tjetër që i përket besimit islam. Pas lajmit duket se një reagim ka ardhur edhe nga Arbenita, e cila ndodhet me pushime në Kolumbi.
Nga atje modelja ka postuar foto e video ku shfaq linjat perfekte trupore, por vëmendjen e ka marrë edhe deklarata e saj. “Rrugës duke kërkuar një burrë kriminel”.