Pengmarrja në televizionin ekuadorian, vritet prokurori që po e hetonte çështjen

0

Prokurori ekuadorian Cesar Suarez, i cili u fokusua në ndjekjen e krimit të organizuar trans-kombëtar në provincën Guayas, një nga zonat më të dhunshme të vendit dhe vendi ku ndodhi pengmarrja në stacionin televiziv javën e kaluar, është vrarë.

Suarez, i cili ishte vendosur në krye të hetimit të sulmit në stacionin televiziv, po shkonte për në një seancë gjyqësore kur u vra. Vrasja kishte shenjat e një atentati, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se viktima ishte qëlluar disa herë me armë zjarri.

Policia ka arrestuar 13 persona për pengmarrjen në televizion, mes tyre dy të mitur, të cilët janë ndaluar për krime të dyshuara terrorizmi.

Ekuadori është përballur me një dhunë masive kohët e fundit që përfshirë personat e armatosur që ndërprenë transmetimin në Televizionin TC në Guayaquil, pengmarrjen e më shumë se 200 punonjësve burgu, shpërthime në disa qytete dhe rrëmbime të policëve. Presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore, duke përfshirë një shtetrrethim gjatë natës, dhe caktoi 22 grupe kriminale si organizata terroriste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu