Dhunuan brutalisht fisin Maja, lirohen nga qelia 3 pjesëtar të fisit Rraja

0

TIRANË- 3 anëtarë të fisit Rraja, të cilët dhunuan barbarisht 2 kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja janë liruar nga paraburgimi. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Andi Rraja. Ndërkohë që në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Ineidi Rrajën dhe Eni Kullajn. Gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësim mase, pasi është tejkaluar afati i paraburgimit.

Ngjarja shokoi opinionin publik, pasi në media u publikua një video e dhunës barbare nga anëtarët e fisit Rraja, xhiruar nga vete personat që e ushtruan atë. Për ngjarjen e ndodhur me 6 korrrik të këtij viti, u arrestuan dhe u lanë në burg Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, si dhe janë ende në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu