Berisha: Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të opozitarëve, tregon se je vegël e mjerë e diktaturës

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur gjatë tubimit është shprehur para mbështëtësvë të tij rreth çështjes së gazetarit Elton Qyno të cilin e cilësoi të guximshëm. Berisha u shpreh se Komiteti i të drejtave të njeriut të OKB-së, damkosi skapin politik të Edi Ramës.

“Ky është pozicion turpi. Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të opozitarëve, por të përpiqesh të paraqitesh si i turpëruar me aktet e tyre të guximshme, tregon se je një vegël e mjerë e diktaturës, se je i skllavëruar.

Kjo ndodhi. Ndaj dhe qytetarë ktheni kokën ku shikoni skena të tilla. I përçmoni me kthimin e kokës. U bëj thirrje gazetarëve, analistëve, të qëndrojnë për vlerat, të qëndrojnë në misionin e tyre. Të mos harrojnë se misioni i tyre është frymëzim, e vërteta. Mjaft më me moton se sa keq po qeveris opozita. Turp, turp, turp,” shtoi Berisha.

Fjala e plotë:

Të dashur miq! Komiteti i të drejtave të njeriut të OKB-së, damkosi skapin politik të Edi Ramës. E urdhëroi pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili u rrëmbye nga skapistë banditë, vetëm e vetëm se në arkivën e dosjeve të tij, ishte dosja e krimeve të Edi Ramës. Bisedat telefonike të pafundme me SKY EÇ dhe Encrochat me banditë në Shqipëri dhe Europë.

Vetëm e vetëm se në arkivën e tij ndodhej dosja e Taulant Ballës, këtij eksponenti të krimit të organizuar në Shqipëri dhe Ballkan. Ne dosjen e tij ndodheshin bisedat e gjykatësve dhe prokurorëve të lidhur këmbë e krye me krimin. Edhe disa netë më parë e kam denoncuar dhe sonte me dhimbje e denoncoj. Nëse për gazetarin Elton Qyno, u mblodh forumi më i lartë botëror për të drejtat e njeriut, foli dhe vendosi me emergjencë, këtu në vendin e narkodiktaturës, përveç se një organizate të gazetarëve të gjitha të tjerat heshtën për krimin e tyre.

Miqtë e mi! Në tërësi të gjitha studiot televizive me ndonjë përjashtim të vogël e quajtën të parëndësishme, ti kushtonin aktit primitiv të rrëmbimit të kolegut të tyre një debat, një emision, apo diçka të kësaj natyre.
I ndiqja mbrëmë. Përsëri censuruan lajmin. 90 % e tyre merreshin, se sa keq po qeveris opozita. Për ta qeveria nuk ekziston. Banalistë, lakej, servilë.

Ndjeheshin të turpëruar sepse deputetë të opozitës në mosbindje civile, grumbullojnë karrige në parlament, apo shkulin mikrofona. U bëj thirrje, kujtohuni edhe njëherë se çfarë pozicioni keni marrë. Ky është pozicion turpi. Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të opozitarëve, por të përpiqesh të paraqitesh si i turpëruar me aktet e tyre të guximshme, tregon se je një vegël e mjerë e diktaturës, se je i skllavëruar.

Kjo ndodhi. Ndaj dhe qytetarë ktheni kokën ku shikoni skena të tilla. I përçmoni me kthimin e kokës. U bëj thirrje gazetarëve, analistëve, të qëndrojnë për vlerat, të qëndrojnë në misionin e tyre. Të mos harrojnë se misioni i tyre është frymëzim, e vërteta. Mjaft më me moton se sa keq po qeveris opozita. Turp, turp, turp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu