KOSOVË- Një 18-vjeçar nga Podujeva, që para disa ditësh ishte dhunuar brutalisht, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në QKUK.
“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve”. Ajo tha se 18-vjeçari ka pasur lëndime të rënda të trurit.