GJKKO shqyrton sot ankimimin e Sali Berishës për masën e sigurisë

0

Teksa ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK, si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, sot do të mbahet seanca për ankimimin e masës ‘arrest shtëpie’.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30 dhjetor, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë.

Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi para prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

Pas daljes nga SPAK, Berisha tha për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër SPAK-un, duke e cilësuar institucion të varur nga qeveria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu