Kandidat për kombëtaren shqiptare, sulmuesi 22-vjeçar prezantohet tek ekipi rus

0

Dardan Shabanhaxhaj është lojtari më i ri i Rubin Kazan. Lajmi është bërë i ditur nga klubi rus, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Shabanhaxhaj gjen te Rubin lojtarin e Shqipërisë, Mirlind Daku. Video e zyrtarizimit është epike, me të dy futbollistët që dëgjojnë muzikë shqip.

Sa i takon shifrave të transferimit, 22-vjeçari largohet nga sllovenët e Mura për 1.2 milionë euro, ndërsa kontrata e firmosur vlen për katër vite e gjysmë.

“Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës sime.Ishte një kohë e bukur në klub dhe jam mirënjohës për mbështetjen e tifozëve. Ju gjithmonë më keni motivuar dhe më keni dhënë forcë. Faleminderit per gjithçka” – Shkruajti lojtari në rrjetet sociale pas largimit nga Mura.

Dardan Shabanhaxhaj ka luajtur edhe në Austri, ku ka veshur fanellën e Sturm Graz dhe Kapfenberg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu