Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet adoleshenti

0

TIRANA- Një 16-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij. Policia bën me dije se adoleshenti i plagosur është në spital ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi:

Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu