Euro 2024/ Shqiptarët të pafatë për bileta

0

Besojmë se të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për bileta për të ndjekur Shqipërinë në Euro 2024, kanë marrë sot përgjigjen me email ose nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Një pjesë e konsiderueshme e aplikantëve shqiptarë kanë marrë një përgjigje negative, në të cilën thuhet “Aplikimi juaj është i pasuskesshëm”.

Ky ka qenë një lajm tepër zhgënjyes për të gjithë, pasi lotaria e biletave nuk ka favorizuar tifozët e tyre për të ndjekur kombëtaren tonë nga afër.

Mendohet se kjo ka ardhë si pasojë e aplikimeve masive për bileta,të cilat mendohet të kenë arritur deri në 30 milionë.

Shumica e aplikimeve kanë qenë për ndeshjen e parë të Shqipërisë, e cila do të jetë kundër Italisë.

Kjo, jo vetëm për shkak të një kundërshtari elitar si Italia, por edhe sepse ndeshja do të luhet në një nga stadiumet më të famshme në Europë, në “Westfalen Stadion”, në Dortmund.

Pas Italisë, aplikimet më të shumta kanë qenë për ndeshjen e tretë, atë kundër Spanjës dhe më pas për ndeshjen e dytë kundër Kroacisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu