Lulzim Basha nga selia e PD-së: Do t’i qëndroj 100% këtij angazhimi

0

Nga selia e PD-së, Lulzim Basha ka folur rreth problemeve që akanë një pjesë dërrmuese shqiptarëve përsa i përket pronave.

Ai tha se pronarët, tashmë kanë 33 vjet që ndihen grupi më i diskriminuar në Europë, pasi nuk gëzojnë dot të drejtën e dytë më të henjtë themelore, atë të pronës.

Basha tha se Partia Demokratike është ndërgjegjësuar dhe ka afirmuar para qytetarëve se ai do t’i qëndrojë 100% angazhimit të tij për t’u ritkthyer shqiptarëve të drejtat e tyre pronësore.

Ai tha se Partia Demokratike në vitin 2021 ka nënshkruar një dokument bashkëpunimi me shoqatat e pronarëve.

Sipas kësaj marrëveshje, angazhimi i PD-së do të përbëhet nga dy pjese:

-Pronat të cilat janë të pazëna do i rikthehen pronarëve të ligjshëm;

-Pronarët e pronave të tjetërsuara, do të përfitojnë kompensim financiar me vlerë tregu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu