Lajçak në Prishtinë për dialogun, zyrtarja e PE-së: Ndërmjetësuesit anojnë totalisht nga Serbia

0

KOSOVË- Zyrtarja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk për mes në postimi në llogarnë e saj në “X” ka shprehur pakënaqësitë për qasjen e ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj vërehet se ndërmjetësit përpiqen që të përfshijnë pika, të cilat janë në favorin e Serbisë.

“Kur Kosova kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigja është jo. Kjo qasje me standard të dyfishtë është problem. Kjo nuk është sikur qëndrimet tjera të politikës së jashtme të BE-së. Paragjykimi në këtë rast është konkret dhe i qartë, ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm kah Serbia dhe kështu nuk ka një mundësi të vërtetë për dialog,” tha Woelk.

Ekspertja për Ballkanin në PE, thekson se politika evropiane ndaj Kosovës është thellësisht e padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në ndonjë fakt.

“Kjo mund të shihet veçanërisht nga vendimi për të ndërhyrë kundër Kushtetutës së Kosovës për dinarin,” shtoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu