Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Flamur Noka: Protestat do të përshkallëzohen në të gjithë vendin

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur përpara mediave rreth mbledhjes së sotme të PD-së.

Zoti Noka tha se gjatë mbledhjes u diskutua rreth përshkallëzimit të protestave në të gjithë Shqipërine.

Partia Demokratike është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile. U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Flamur Noka.

Ai shtoi se vendimi për përjashtimin e 19 deputetëve nga Kuvendi, është një vendim i regjimit dhe se Edi Rama po e kthen vendin tonë në një regjim “neodiktatorial”.

Gjithashtu, ai shtoi se kolegët e Partisë së Lirisë do të jenë në mbështetje të Partisë Demokratike për përshkallëzimin e protestave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu