Sulmues të armatosur kanë qëlluar për vdekje një lider tradicional dhe kanë marrë peng bashkëshorten e tij e një tjetër person në jugperëndim të Nigerisë, njoftojnë autoritetet.
Sulmuesit e organizuar mirë raportohet se bastisën pallatin e Segun Aremu – gjeneral ushtrie në pension dhe monark tradicional me titullin Olukoro i Koro.
Nuk është ende e qartë cilët janë sulmuesit dhe nëse kanë bërë kërkesa për shpërblesë për pengjet.
Sulmi i rëndë vjen pas një serie episodesh të pashpjeguara dhune dhe pengmarrjesh në këtë të Nigerise, kryesisht ndaj liderëve të komuniteteve popullore, shkruan BBC.
Policia konfirmon ngjarjen duke thënë se bashkëshortja e liderit ishte marrë peng.
“Sulmuesit pushtuan rezidencën e liderit tradicional, ata e vranë atë dhe u larguan me gruan e tij”.
“Ne sigurisht do të zbulojmë autorët dhe do të sigurohemi që ky është krimi i tyre i fundit. Ngushëllime popullit të Koro”.
Incidenti vjen pak ditë pasi pengmarrës vranë dy liderë tradicionalë në shtetin fqinjë Ekiti dhe morën peng nëntë persona, duke përfshirë dhe 5 nxënës nga një autobus shkolle.
Nuk dihet ende cili është motivi i sulmeve të organizuara.