TIRANE – Në mbrëmjen e së shtunës u zhvilluan edhe dy takime në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Nuk ka fitues në super-sfidën Partizani-Egnatia te “Arena e Demave”, teksa në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta triumfon me tris ndaj Skënderbeut.
Sfida më e fortë e javës së 22-të në Superiore, u mbyll në barazim 1-1. Sebastian Spahiu (59’) e kaloi Egnatian në avantazh pas një ore lojë, ndërkohë që kampionët në fuqi barazuan në minutën e fundit me anë të Xhuliano Skukës (90’). Rrogozhinasit vazhdojnë të kryesojë me 10 pikë më shumë se Partizani ndjekës.
Fitore jetike për Teutën në “Niko Dovana”. Skuadra durrsake mposhti 3-0 korçarët e Skënderbeut, të drejtuar nga Gvozdenovic, të cilët pak ditë më parëp i eliminuan edhe nga Kupa e Shqipërisë.
Klejdi Daci (18’ dhe 45’+2) dhe Ergys Peposhi (44’) nga pika e penalltisë shënuan në pjesën e parë për Teutën, që më pas menaxhoi avantazhin e trefishtë. Skuadra e Edi Martinit “parakaloi” Kukësin në renditje, duke iu larguar vendit të fundit.