Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.
Lajmi u bë me dije sonte në “Fan Club”. Siç është raportuar prej kohësh, ai pohoi se ka pasur një histori dashurie në vitin 2015 me Sarën.
Megjithatë, theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër. Këngëtari u shpreh se kanë vite që nuk kanë kontaktuar dhe se nuk do e përqëndroi lojën te lidhja e tyre.
Madje, u shpreh pozitivisht për lidhjen e saj me Bardhin.