E pazakontë! Hajdutët bastisin shtëpinë e muzikantit, por para se të ikin rruhen dhe bëjnë një dush!

0

Banesa e një muzikanti të ri në Petralonë të Greqisë ka rënë pre e vjedhjes. Por duket se këtë herë, hajdutët nuk kanë dashur të marrin vetëm sende me vlerë, por edhe të bëjnë një dush dhe të qethen.

I riu është shokuar kur ka parë shtëpinë e tij të kthyer përmbysë, ndërsa kur shkoi në tualet, kuptoi gjithçka; hajdutët kishin përfituar të bënin dhe një dush.

“A lahen dhe rruhen hajdutët në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në TikTok. Ai tha ndër të tjera se hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu