“Teatër absurdi në Parlamentin e Serbisë”, deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Pozitë-opozitë akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin

0

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur teatër absurdi seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, pasi sipas tij, opozita atje nuk ka lejuar vazhdimin dhe nuk është arritur të zgjidhet kreu i parlamentit.

Kamberi në një postim në Facebook shkruan se gjithë tollovia u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Postimi:
Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë

Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjidhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.

Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.
Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu