Sara dhe Bardhi janë sqaruar pas spektaklit për hyrjen e Endrik Bebës, ish-it të Sarës, si banor në “BBV”. Çifti kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimeve në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Sara: Nuk do më shikosh në asnjë moment që të fus xixa, kurrë. Nuk dua të nxitohem me opinione sepse familja ime jashtë shikon dhe kanë qenë shumë të lënduar nga ajo çfarë ka bërë ai.
Sara: Unë uroj që ai djali me karakterin që ka të mbajë vendin e vetë. Nuk do të ndikojë absolutisht fare në marrëdhënien time me Bardhin, zero.