Ilham Aliyev rizgjidhet president i Azerbajxhanit/ Rama: Urime mikut tim! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e ambasadës së re shqiptare në Baku

0

Ilham Aliyev u rizgjodh president i Azerbajxhanit të mërkurën me mbi 92% të votave, sipas rezultateve paraprake. Një urim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur @presidentaz për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu