Plagosje me thikë në Vlorë

0

Një 61 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Në pranga ka rënë autori 43 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “10 Korriku”, në një lokal, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu