Atentat në Shkodër! Qëllohet makina, plagoset pronari

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Autorë të paidentifikuar, kanë qëlluar drejt një mjeti Citroen me pronar Selami Brahimi i cili ka mbetur i plagosur.

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu