Në kërkim nga Spanja për kultivim kanabisi, arrestohet i riu në Fier

0

Një 30 vjeçar është arrestuar në Fier për llogari të autoriteteve spanjolle.

Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Spanjë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritete spanjolle.

Sipas policisë, i riu akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme kanabis, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu