Sherr me thika/ Plagoset një person, arratiset autori (EMRI)

0

TIRANË- Ka degraduar në përdorimin e thikës një konflikt në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person, i identifikuar si Mirel Ishka. Ai është dërguar me shpejtësi tek Trauma dhe po i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu