Tezja e Sibora Abedinit, 27-vjeçares që i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira, ka ngritur akuza të forta në media. Ajo pretendon se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por aludoi se e kanë vrarë persona të tjerë.
Tezja e drejtoi gishtin drejt Altin Çokut, i cili është personi që u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në rrjete sociale.
Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time e kanë vrarë. Kanë ardhur këtu, e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçare. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.
Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë.
Ndërkohë që nëna e 27-vjeçares në një intervistë thotë:
Goca nuk e ka vrarë veten, gocën ma vranë. Vuri gocën e vogël në gjumë dhe u ngjit të pinte cigare. Prandaj nuk e di çfarë ka ndodhur. Gocën ma kanë hedhur, nuk është hedhur. Të kishte qenë në depresion ajo nuk do e linte kurrë gocën. Që 1 muaj ishte këtu tek ne.