Gerti dhe Saide fejohen live në “Përputhen” Ditën e të Dashuruarve

0

Saide dhe Gerti ishin çifti i parë që u deklaruan për njëri-tjetrin këtë sezon në Përputhen. Ka qenë Saide ajo e cila është deklaruar e para për Gertin.

Por gjatë emisionit të sotëm ishte rezervuar një suprizë e pazakontë për Saiden nga ana e Gertit. Ai i ka propozuar asaj për martesë pas një deklarate emocionuese që i dedikoi asaj.

Çifti janë fejuar zyrtarisht sot me 14 shkurt dhe ky moment shënon herën e parë në 5 sezone të Përputhen që një çift fejohet në studio.
Gjatë këtij momenti emocionues prezentë kanë qenë edhe prindërit e Gertit dhe Saides. Pasi Saide pranoi propozimin e tij, çifti e vazhduan festën duke kërcyer këngë popullore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu