Zjarr i madh në një fshat të Vlorës!

0

Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 12:30 në fshatin Kërkovë të Vlorës, zjarri ka rënë në kodrat e fshatit, të cilat janë të mbjella kryesisht me ullinj dhe pemtari të zonës.

Mbi 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e flakëve, por terreni kodrinor dhe i thepisur e ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre.

Vrasja e VAJDIN LAMES/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Berishës!
Pas shumë minutash në luftë me flakët duke ndërhyrë për ta fikur zjarrin në terren, efektivët zjarrfikës e kanë vendosur nën kontroll.

Vatra e zjarrit dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.

Zjarri është ndezur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, teksa i favorizuar nga era ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha.

Si rjedhojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj, dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu