Qeveria greke nuk arriti, por astrologia më e famshme, parashikon telashe për Edi Ramën

0

GREQIA- Çështja ‘Beleri’ është bërë aq familjare në Greqi sa ka hyrë edhe në emisionet argëtuese, madje është shndërruar në trend. Astrologia më e famshme e Athinës, Lica Patera, e njohur për parashikimet e sakta, ka studiuar vendosjen e yjeve të dy politikanëve antagonistë, Beleri dhe Rama dhe ka dhënë rezultate shpresëdhënese për qeverinë greke, por edhe për opozitën shqiptare.

Kështu, ndërsa per kryetarin e burgosur të Bashkisë së Himarës shikon një të tashme të zymtë por një të ardhme të ndritur, për Kryeministrin shikon një të tashme të shqetësuar.

“Beleri, me gjithë këto padrejtësi që po kalon, në 2026 do t’i hapen horizonte të reja, që sigurojnë të ardhmen”, thotë astrologia. Deri atëhere, e vetmja gjë që mund ta pengojë do të jetë shëndeti, prandaj sipas Pateras, duhet të ketë kujdes për shëndetin.

Ndërsa shëndeti i Kryeministrit, mesa duket do të fillojë të kercënohet në mesin e vitit. “Për Ramën gjate 2024 do të zbulohen shumë gjëra që do ta vënë në pozitë shumë të vështirë”, parashikom astrologia, që e shtyj entuziazmin e kundërshtareve për në muajt më të nxehtë të vitit. “Në verë do plasin”, shton Patera, pa na e shpjeguar si do vendosen yjet në atë periudhë, kur Kryeministri ka edhe ditëlindjen e 60-të.

Yjet dhe planetet nuk e kanë ndihmuar të shpjegojë as nga do t’i vijë Ramës kjo mënxyrë, as për çfarë mund të bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi për ndjekësit e horoskopit që u luten planeteve të pozicionohen kundër Ramës, është se duhet të presin verën. Ndoshta edhe Qeveria Greke do t’u japë një dorë objekteve të galaktikës, ashtu si Arkimedi ishte gati ta bënte dikur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu