HAGË- Teatri i Operas në Hagë u kthye në një zonë lufte nga disa grupe rivale emigrantësh të cilët plagosën 4 policë dhe dëmtuan rëndë shtëpi e makina. Këto incidente shpërthyen mbrëmjen e djeshme.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, incidenti nisi nga një grup opozitar që mbërriti jashtë Operas së Hagës ku po zhvillohej një takim i komunitetit të emigrantëve nga Eritrea.
“Kolegët tanë u përballën me dhunë shumë të rëndë që erdhi nga hiçi. Kjo është e papranueshme”, tha shefi i policisë lokale.
Takimi u organizua nga eriteranët të cilët janë pro-qeveritarë, ndërsa kundërshtarët e tyre mbërriten atje me shkopinj e po gjuanin me gurë, i vunë zjarrin makinave dhe një autobusi.
Mbi situatën reagoi Kryetari i bashkisë së qytetit Jan van Zanen, i cili e përshkroi ngarjen si të neveritshme dhe të papranueshme. Ai shtoi se tensionet midis grupeve rivale të emigrantëve ishin të njohura në qytet. Sa i përket ngjarjes ai lejoi policët që të ndërhynin me gaz lotësjellës për të stabilizuar situatën.
Ndërsa zëvëndës Ministri i Drejtësisë tha në një deklaratë se ngjarjet në Hagë ishin krejtësisht të papranueshme.