Djegia e banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit: Kishte municion luftarak përreth

0

GJIROKASTËR- Dy banesa u shkrumbuan nga flakët pasditen e sotme në Gjirokastër, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Lidhur me ngjarjen janë zbuluar detaje të reja, ku burime nga zjarrëfikësit bëjnë me dije se rreth banesave të djegura janë gjetur edhe municion, fishekë të braktisur, të cilët kanë vënë në rrezik jetën e punonjësve të zjarrfikësve.

Flakët që dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike kanë nisur nga çatia e njërës prej tyre. Në banesat e vjetra jetonin gjithsej tre persona. Një çift të moshuarish dhe në banesën tjetër vetëm një burrë.Sapo kanë parë zjarrin, ata kanë dalë nga shtëpitë që janë përfshirë menjëherë nga flakët pasi janë me dru dhe të amortizuara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu