Sipas MeteoAlb do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga Perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3 C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot, kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.
Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin largim të vranësirave nga i gjithë territori i republikës së Kosovës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur; vlera minimale 2 °C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 16°C në Gjakovë.
Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.