Rrëqethëse! Momenti kur nxirret trupi i 49-vjeçarit që u vra nga vajza e tij dhe u gropos në oborr!

0

Detaje rrëqethëse janë zbuluar nga ngjarja në Shënavlash të Durrësit ku 49-vjeçari, Pëllumb Meta u vra nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta dhe u varros brenda rrethimit të shtëpisë.

Pasi është ekzekutuar, 49-vjeçari është mbështjellë me plastmas dhe pastaj është futur në një gropë për të mbuluar gjurmët e këtij krimi.

Nga verifikimet që bën policia në vendngjarje, ai ishte varrosur në kasollen e bagëtive në pjesën e brendshme të saj.

VoxNews ka siguruar pamjet nga kasollja ku u gropos viktima dhe nga verifikimet e forcave të rendit.

Familjarët kanë treguar se ai ishte një person autoritar dhe askush në familje nuk vepronte përkundrejt dëshirës së tij dhe kjo herë pas here bëhej shkak për nxitje konfliktesh dhe debatesh brenda tyre.

Krahas fëmijëve, në komisariat është shoqëruar edhe bashkëshortja e 49-vjeçarit.

Policia ka dyshime që familjarët e kanë ndihmuar 19-vjeçaren për groposjen e trupit për faktin se viktima ishte me fizik të madh dhe e reja nuk mund ta kryente e vetme vrasjen dhe fshehjen e trupit.

Këto dyshime kanë bërë që aktualisht në ambientet të ndodhet e ëma, 19-vjeçarja si dhe djali i madh i familjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu