Ministri Manja flet sërish për Amnistinë Penale: Gati ta rishikojmë

0

TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë ligjin për amnistinë penale, ndërsa tha se nuk pranohen kushte për vota politike.

Nga ana tjetër Manja tha se nga kjo amnisti përftitojnë dhe 3 punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës.

“Është një amnisti e cunguar 95% e veprave penale që ka Kodi penal janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Në variantin fillestar ky amendament nuk ka qenë. Përfitojnë 3 ish- punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës.

Do e fusim në parlament kur deputetët e opozitës të jenë në sallën e parlamentit dhe do jenë ata që do e kërkojnë futjen në rend dite. Ne e kemi bërë detyrën tonë, kemi depozituar ligjin ka tre muaj. Tani është në seancë plenare, kur të bëhen gati. Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të Kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë 1 vit ulje dënimi 3 ish-punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem”, tha Manja në një deklaratë për gazetarët nga shërbimi i provës në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu