Prej disa ditesh Erjola Doci ka qenë duke planifikuar një mënyrë për të ‘demaskuar’ lojën e Ilnisës dhe Meritonit pas gjithë debateve që ka pasu me ta.
Pas Prime-t të së martës, Erjola ka lajmëruar Ledjonën dhe Julin që do afrohej me Ilnisën dhe Meritonin, për të bërë njerëzit të kuptojnë që për lojën çifti ‘tërheq’ mbrapsht fjalët e veta dhe e afron sërish Erjolën, vetëm se iu ‘kthye kundër’ Julit dhe Ledjonës.
Dhe në fakt, kështu ndodhi. Mirëpo, pasi Erjola nuk donte ta vazhdonte këtë ‘lojë’ deri ditën e shtunën, sot ka vendosur të gatuajë hallvë në shtëpi (ëmbëlsira tradicionale që gatuhet për dikë pas vdekjes së tij) dhe t’ua shpërndante banorëve për të treguar në mënyrë simbolike se si banore Ilnisa dhe Meritoni për të janë të vdekur.
Pas këtij veprimi, Erjola ka shkuar pranë Ilnisës duke i shpjeguar gjithë lojën e saj, ndërsa është shprehur se Ilnisa nuk do flejë më e qetë në atë shtëpi, nëse Erjola vazhdon të qëndrojë.