Emocione të forta, Ronela Hajati dëgjon në studio zërin e babait të ndjerë!

0
Një zë,  një moment për të kujtuar një jetë. Kështu ishte dhe sot surpriza për Ronela Hajatin kur dëgjoi zërin e të atit në një video  të përgatitur për të.

Ervin Kurti në “Muzikë kur dëgjoj” në “E diell” bëri bashkë miqtë e Ronelës për ta surprizuar dhe zëri i të atit e shtangu këngëtaren.

Ronela e emocionuar tha se këtë surprizë do ta mbante mend gjatë në jetën e saj.

Mes miqve që u ngjitën në skenë ishin, Sageri, Megi Shehu, Sara Kolami, Niko Komani, Sara Jaupaj dhe Anxhela Peristeri.

Miq nga ata që të mbështesin në ditë të mirë dhe të vështirë.