Një zë, një moment për të kujtuar një jetë. Kështu ishte dhe sot surpriza për Ronela Hajatin kur dëgjoi zërin e të atit në një video të përgatitur për të.
Ervin Kurti në “Muzikë kur dëgjoj” në “E diell” bëri bashkë miqtë e Ronelës për ta surprizuar dhe zëri i të atit e shtangu këngëtaren.
Ronela e emocionuar tha se këtë surprizë do ta mbante mend gjatë në jetën e saj.
Mes miqve që u ngjitën në skenë ishin, Sageri, Megi Shehu, Sara Kolami, Niko Komani, Sara Jaupaj dhe Anxhela Peristeri.
Miq nga ata që të mbështesin në ditë të mirë dhe të vështirë.