Seanca e sotme parlamentare ka nisur sërish në kaos dhe zhurmë.
Teksa kryetarja e Parlamentit, zonja Lindita Nikolla nisi të prezantojë seancën e ditës, deputetët e opozitës nuk kanë rreshtur së i fryri bilbilave, duke shkaktuar zhurma.
Me pankarta në duar, opozita qëndroi pranë foltores, si një shenjë revolte ndaj qeverisë.
Seanca e sotme zgjati rreth 5 minuta.