Takimi Gjuriç-Radojiçiç, reagon Sanduloviç: Dëshmi e qartë e lidhjes mes një terroristi dhe elitës së qeverisë serbe

0

SERBI- Pas publikimi të fotografisë ku duket ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç teksa po pi kafe me të shpallurin në kërkim të Interpol në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç kanë ardhur edhe shumë reagime. Në lidhje me foton e publikuar ditën e djeshme ka ardhur edhe reagimi i politikanit serb, Nikola Sanduloviç.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Sanduloviç ka pyetur zyrtarët evropianë dhe po ashtu ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill se a është Gjuriç ende ambasadori më i mirë i Serbisë.

“A mundeni ju, Miroslav Lajçak, Josep Borrell, Richard Grenell e Gabriel Escobar të përshkruani këtë foto? A keni thënë ju ambasador Hill se Serbia kurrë nuk ka pasur ambasador më të mirë në SHBA sesa Marko Gjuriçin. Ambasadori serb në SHBA, Gjuriç, që pritet të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë, është parë duke darkuar me të kërkuarin nga Interpoli dhe ta sanksionuarin nga SHBA-ja, Milan Radojiçiç, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ishte prapa sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës”, u shpreh Sanduloviç.

Politikani serb më tej shtoi se pret të shohë se cili do të jetë reagimi i SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie të qartë të lidhjes mes një krimineli të kërkuar nga Interpoli e një terroristi si Radojiçiç, me elitën e qeverisë serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu