Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej të përshëndetej me Ilnisa Agollin, që sonte u largua përfundimisht nga shtëpia.
Një moment i vështirë për të, që u nda nga moderatorja, me të cilën nisi një raport brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, Ilnisa i dha kurajo.
“Fitoje për mua, për Loarin, suksese“, i tha ajo.
Meritoni dhe Egla Ceno u votuan nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi, ndërsa gara përfundoi për Ilnisa Agollin.
Të tre qëndruan disa ditë në Dhomën e Bardhë, pasi u skualifikuan nga loja.
Por, me vendim të publikut, Meritoni dhe Egla kanë një mundësi të dytë në garën për çmimin e madh.