E rëndë në Vlorë/ Një person gjendet i vdekur në rrugë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ku viktima është gjetur në rrugë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa trupi është ende në vendin e ngjarjes.

Aty ka mbërritur policia së bashku më ambulancën, ndërkohë pritet grupi hetimor për të nxjerrë shkakun e vdekjes dhe identitetin e personit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu